
Historia e Said Duleviç, nga Dj në programuesin më të zëshëm në rrjetet sociale
Përgjatë vitit 2022 nja nga ngjarjet më të diskutuara në vendin tonë kanë qenë sulmet kibernetike të njëpasnjëshme dhe si rrjedhojë një ndër emrat më të dëgjuara dhe klikuar nga përdoruesit e rrjetit përgjatë këtij viti ka qenë edhe Said Duleviç, i riu i cili çdo dite ka një këshillë lidhur me përdorimin e rrjetit. Lidhja dhe rrugëtimi i tij me teknologjinë ka nisur shumë më ndryshe nga ç’mund ta kishit menduar.
Pas studimeve të tij ai zgjodhi të aplikojë në disa kompani ku spikati menjëherë me ambicien dhe aftësitë që kishte. Prej vitesh ai ka punuar në kompani italiane duke i krijuar dhe sisteme të e-commerce, ku mund të shiteshin produktet e tyre. Më pas vijoi në mësimdhënie në qendra kursesh ku sot drejton edhe një qendër të tijën.
Ai është bërë i njohur nëpërmjet mediave sociale ku përgjatë këtij viti, në të cilin vendi ynë ka rënë pre e disa sulmeve kibernetike ka qenë një ndër personat që i ka dhënë zgjidhje shumë personave nëpërmjet shembujve që duhet të ndjekin në teknologjinë e ditëve të sotme dhe padyshim mund të quhet si një nga personat më të pyetur të vitit 2022.
Sot ka një numër të madh përdoruesish dhe kjo gjë ka sjellë dhe shtimin e rrezikut në qëndrimin në internet. Joshja nga rrjetet sociale dhe mungesa e informacionit ka sjellë probleme të mëdha tek përdoruesit deri në vjedhjen e të dhënave personale.
Saidi vijon të jetë çdo ditë në rrjetet sociale duke dhënë këshilla të shumta për të gjithë ndjekësit dhe sa kujdes duhet të tregojnë në klikim e një dokumenti apo faqeje të gabuar.