Historia e pabesueshme e Maye Musk, nga modele në nënën e njeriut më të pasur në botë

Maye Musk tërhoqi vëmendjen javën e kaluar kur mori pjesë në Met Gala me djalin e saj Elon Musk. Por 74 vjeçarja, ish supermodele ka qenë personazh i famshëm prej dekadash. Shumë kohë përpara se djali i saj të bëhej njeriu më i pasur në botë, Maye Musk kishte zhvilluar tashmë një karrierë të madhe modelimi.

Ajo është shfaqur në kopertinat e shumë revistave të profilit të lartë, duke përfshirë Vogue dhe Time, ka luajtur një rol në një video-muzikore të Beyonve dhe është paraqitur në reklama të shumta, nga Revlon etj.

‘Unë kam qenë e famshme, para se Elon të bëhej i famshëm”, ka thënë Maye Musk në një intervistë për New York Times në vitin 2016.

Suksesi i familjes Musk nuk mbyllet vetëm me Maya dhe Elon. Djali tjetër i Maye Musk, Kimbal është themelues i tre kompanive ushqimore: The Kitchen Restaurant Group, Big Grren dhe Square Roots.

Ndërsa vajza Tosca Musk është producentë dhe regjisore e filmave dhe shfaqjeve televizive të vlerësuara me çmime.

“Ata ndoqën pasionet e tyre dhe të gjithë shkuan në drejtime të ndryshme”, thotë Maye Musk për Insider në një intervistë të vitit 2020.

Por, ky sukses nuk ishte aspak i lehtë për Maye Musk apo fëmijët e saj.

Maye Musk ka qenë modele që kur ishte 15 vjeçe, u shpall finaliste në konkursin e bukurisë Miss Afrika e Jugut në vitin 1969, por deri në vitet e fundit ajo nuk mund të përballonte evente modelimi. Kjo për shkak sepse i duhej të rriste tre fëmijët si nënë beqare, ndërkohë që studionte për të marrë dy diploma master dhe kishte krijuar tashmë karrierën si modele, dietologe dhe nutricioniste.

Maye Musk u martua me Errol Musk në vitin 1970. Ata bënë bashkë shkollën e mesme, sipas librit të saj më të fundit, “Një grua bën një plan”.

Babai i Elon Musk është një inxhinier nga Afrika e Jugut, sipas një profili të Rolling Stone 2017. Maye Musk i tha Harper’s Bazaar në vitin 2019 se martesa e tyre shkoi shpejt drejt greminës dhe e përshkroi marrëdhënien si abuzive. Errol Musk i tha Rolling Stone se ai kurrë nuk ka lënduar askënd me dashje, duke përjashtuar një skenar ku thuhet se ai qëlloi dhe vrau tre persona që hynë ilegalisht në shtëpinë e tij.

Maye Musk mbeti shtatzënë me Elon Musk gjatë muajit të mjaltit. Elon Musk është larguar nga babai i tij. Ai i tha Rolling Stone se babai i tij është “një qenie e tmerrshme njerëzore”.

Të dy qëndruan të martuar për gati një dekadë. Maye Musk shkruante në librin e saj se donte të largohej nga marrëdhënia, por Akti i Divorcit, i cili legalizonte përfundimin e një martese në Afrikën e Jugut, nuk u miratua deri në vitin 1979.

Çifti u divorcua në të njëjtin vit që u miratua ligji.

Në vitin 1989, Maye Musk u zhvendos me familjen e saj nga Johannesburg në Afrikën e Jugut në Toronto. Në një intervistë të vitit 2018 Maye ka treguar se iu desh të punonte pesë punë për të përballuar jetesën.

Ajo punoi si ‘oficere kërkimore’ për Universitetin e Torontos në mënyrë që fëmijët e saj të mund të shkonin në shkollë falas dhe të hanin ushqime atje të paktën dy herë në javë. Ndërkohë studionte për t’u bërë dietologe.

Familja jetonte në një apartament të vogël me qira  në Toronto.

Maye Musk kujton kohën kur familja nuk kishte mundësi të blinte mish për darkë. Në fillim të viteve 1990, një nga klientët e saj që zotëronte një thertore i siguronte familjes ushqim thuajse çdo muaj, edhe pse nuk e dinte që familja nuk mund të përballonte jetesën.

E gjithë familja Musk punoi shumë për të mbështetur njëri-tjetrin gjatë asaj kohe.

Tosca Musk punonte në një dyqan ushqimor të pasur pranë banesës së tyre ndërsa ajo shkonte në shkollë dhe Maye Musk ndihmoi Elon Musk të gjente një punë në Microsoft përpara se të shkonte në kolegj, pasi burri i një prej kolegëve të saj punonte atje. Më vonë, ajo gjithashtu ndihmoi djemtë e saj të gjenin punë në një bankë përmes një shoku.

Pavarësisht arritjeve të saj, Maye Musk këmbëngul se ndikimi i saj nuk është përgjegjës për suksesin e fëmijëve të saj, përfshirë Elon Musk.

“Unë kurrë nuk i kam ndihmuar fëmijët e mi, unë punoja shumë, fëmijët e mi duhej të ishin përgjegjës për veten e tyre.”

Veçanërisht Elon Musk ishte përpjekur më shumë në shkollë, por vetëm në lëndët që i pëlqenin. Ai dinte gjithçka, por ishte më i riu dhe më i vogli në klasën e tij.

Elon Musk u interesua për librat, programimin kompjuterik dhe investimin që herët. Ndërsa CEO i Tesla-s më së fundi njoftoi se kishte marrë një vendim prej 44 miliardë dollarësh për të blerë Twitter, edhe në moshën 14-vjeçare Maye Musk tha se Elon Musk kishte treguar pasion për të investuar.

Javën e kaluar, Maye Musk kujtoi se si e ndihmoi djalin e saj adoleshent të investonte 1000 Rand të Afrikës së Jugut në një aksion për të cilin ai ndjehej i pasionuar.

Edhe pse Maye Musk thotë se ajo nuk kishte shumë ndikim në suksesin e fëmijëve të saj, ajo luajti një rol të madh në ndihmën e të dy djemve të saj për të ngritur dhe drejtuar kompaninë e tyre të parë.

Në vitin 1995, Elon Musk dhe Kimbal Musk krijuan Zip2, një kompani softuerësh që ofronte drejtori biznesi dhe harta për kompanitë e mediave dhe klientët e tregtisë elektronike.

Në atë kohë, Maye Musk drejtonte puën e saj të dietologjisë në Toronto dhe po përgatitej të botonte librin e saj të parë, “Feel Fantastic”.

Përveç punëve të shumta, Maye Musk punoi pa u lodhur për të ndihmuar djemtë e saj të fillonin biznesin e tyre të parë. Ajo filloi duke inkurajuar Kimbal Musk që të përfshihej më shumë në biznes.

Supermodelja ka marrë plotësisht rolin e gjyshes së fëmijëve të Elon Musk. Në vitin 2020, ajo postoi disa foto dhe video të fëmijës së shtatë të miliarderit.

*Artikulli i Bussines Insider, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tibo News.