Historia e “Luftës së Madhe”, përplasja e parë botërore që la rreth 15 milionë të vdekur

Shtatëdhjetë milionë ushtarë, 15 milionë prej të cilëve vdiqën në fushë-betejë, 20 milionë u plagosën, ndërsa 4 perandori u përmbysën, perandoria ruse, austro-hungareze, gjermane dhe otomane. Ky ishte bilanci i Luftës së Parë Botërore, njohur në histori edhe si “Lufta e Madhe”.

Gjithçka nisi më 28 qershor 1914, kur në Sarajevë një nacionalist serb vrau trashëgimtarin e fronit austro-hungarez duke nxitur një reaksion zinxhir konfliktesh.

Në muajin gusht konfliktet përshkallëzuan si kurrë më parë me palët që ishin organizuar në dy aleanca trepalëshe, Fuqitë e Qendrës me Gjermaninë, Austro-Hungarinë dhe Antanta me Francën, Britaninë e Madhe dhe Rusinë.

Franca dhe Gjermania ishin ato që pësuan dëmet dhe humbjet më të mëdha. Më 22 gusht 1914, Franca humbi plot 27 mijë ushtarë në një nga betejat më të përgjakshme të historisë së njerëzimit.

Lufta për ruajtjen e kufirit perëndimor zgjati 4 vite dhe la 10 milionë të vdekur, ku një milionë ishin civilë.

Britania e Madhe dështoi t’i krijonte Rusisë dalje në Dardanele, por përfshirja e Shteteve të Bashkuara në luftë dhe Revolucioni Bolshevik në Moskë zhbalancoi forcat.

Në vitin 1918 Gjermania humbi përpjekjen e fundit për të thyer frontin perëndimor. Aleatët kundërsulmuan dhe më 11 shtator kapitulluan perandorinë gjermane.

Një vit më vonë u nënshkrua traktati i Versajës, që megjithëse ishte një traktat paqe nuk i zgjidhi njëherë e mirë konfliktet duke lënë shteg për një tjetër Luftë Botërore.

*Përkthyer dhe përshtatur nga AFP.