Historia e Lady Gaga me kujdestarin e qenve dhe sulmuesin që u dënua me 21 vjet burg

21 vite burg, ky është dënimi që iu dha autorit që plagosi shëtitësin e qenve të këngëtares Lady Gaga. James Hoëard Jackson pranoi në gjyq fajësinë për ngjarjen që ndodhi në muajin shkurt të vitit 2021, por pa specifikuar arsyet e sulmit dhe planin për të marrë qentë.

Çfarë ndodhi konkretisht?

Shëtitësi Ryan Fischer po shëtiste të tre qentë e Lady Gaga, të racës bulldogë francezë, kur  autori Jackson e qëlloi atë në  kraharor, e ndërkohë po përpiqej të vidhte qentë e këngëtares. Për shkak të lëndimeve të marra, shëtitësit të qenve i është dashur të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale në mushkëri.

Në seancën e gjyqit të hënën, ai tregoi se sulmi i ndryshoi jetën e tij. Në kohën e sulmit, Jackson arriti të mrbojte dy nga qentë, Koji dhe Gustav. Qeni i tretë ishte deklaruar i humbur, ndërsa u gjet më vonë nga autoritetet.

Autoritetet kanë thënë se autori kishte në shënjestër të merrte qentë, për shkak të racës së ty, dhe se kishte planifikuar të kryente ndonjë sulm në emër të këngëtares Lady Gaga.

Lady Gaga u bë kryetitull  në lajme kohë më parë, për shkak të historisë me qentë dhe shpërblimit të majmë prej  500 mijë dollarësh, para se qentë e saj të bashkoheshin me të.

*Tibo News