
Historia e kryeministrit me lidhjet e dashurisë dhe sa fëmijë ka
Kryeministrit britanik Boris Johnson dhe bashkëshortja e tij Carrie janë bërë sërish prindër. Sot erdhi në jetë fëmija i tyre që është një vajzë. Në 2020-ën, çifti solli në jetë djalin Wilfred Lawrie Nicholas Johnson.
Por Boris Johnson, 57 vjeç ka një eksperiencë të gjatë në prindërim. Besohet se ai ka tetë fëmijë, nga martesat dhe lidhjet e mëparshme por zyrtarisht ky numër nuk është i konfirmuar, as nga vetë ai.
Ajo që dihet është se Johnson me gruan e dytë, Marina Wheeler me të cilën u nda në 2018-ën kanë 4 fëmijë së bashku: Lara Lettice, 27 vjeçe, Milo Arthur, 25, Cassia Peaches, 23 dhe Theodore Apollo, 21 vjeç.
Ai ka edhe një fëmijë të pestë me emrin Stephanie Macintyre, që erdhi një jetë pas një lidhje dashurie me konsulenten e veprave të artit, Helen Macintyre.
Në vitin 2013, Gjykata Britanike e Apelit nxorri një vendim ku thoshte se publiku ka të drejtë të dijë që ai është baba i një tjetër vajze nga një lidhje jashtë martesore ndërkohë që ishte kryebashkiak i Londrës.
Shpesh herë ai ka devijuar pyetjet e gazetarëve se sa fëmijë ka gjithësej, si dhe aspekte të jetës së tij personale. Në një intervistë të 2019-ës, kohë kur ishte edhe fushata zgjedhore në Britani, Boris Johnson tha: “Unë i dua shumë fëmijët e mi, por ata nuk janë pjesë në këto zgjedhje. Prandaj nuk do t’i komentoj.”