
Historia e Anthony Albanese, kryeministrit australian me mbiemrin ‘shqiptar’
Fitorja në zgjedhjet australiane të Anthony Albanese po bën bujë në Shqipëri, që disa media ndërkombëtare i referohen si vendi i vogël në Europë.
Shqipëria duket të jetë e emocionuar që Anthony Albanese do të udhëheqë Australinë për shkak…. të mbiemrit të tij.
Albanese është një mbiemër italian që do të thotë në shqip-shqiptar. Sipas ancestry.com – Albanese – i referohet dikujt nga Shqipëria ose nga një prej vendbanimeve shqiptare në Abruzzo, Pulia, Kampania dhe Siçili.
Mediat shqiptare mezi pritën të publikonin lajmin në faqe të parë, kryesisht me titull “Një ‘shqiptar’ zgjidhet kryeiministri i ri i Australisë, që besohet të jetë më origjinë arbëreshe”.
Por mediat australiane tregojnë se Albanese, 59 vjeç në fakt është djali i Carlo Albanese, një italiani nga Barletta, konkretisht një qytet në rajonin e Puglias në juglindje të Italisë.
Ajo që dihet është se në Puglia jeton një komunitet i madh arbëresh.
Besohet se aty jetojnë rreth 100 mijë arbëreshë dhe flitet se babai i politikanit australian vjen pikërisht nga ky komunitet, ndonëse vetë Anthony thotë se është nga Australia.
Një shenjë e fortë e origjinës arbëreshe është mbiemri ‘Albanese’, që në italisht do të thotë ‘shqiptar’.
Arbëreshët janë pasardhës të refugjatëve shqiptarë që u larguan nga trojet e tyre në Ballkan dhe u vendosën në pjesët jugore të Italisë, pas pushtimit osman të një pjese të madhe të Evropës.
Nq njq faqe tjetër shqiptare, Oculus News, lajmi ishte publikuar me titull: “Një arbëresh fiton zgjedhjet në Australi, Anthony Albanese kryeministri i ri”.
Albanese nuk e takoi babanë e tij deri në vitin 2009.
Ai u rrit duke menduar se nëna e tij e takoi babanë jashtë shtetit dhe ata u martuan, por babai i tij më pas vdiq në një aksident me makinë para se të ktheheshin në Australi. Kur ishte adoleshent, nëna e tij, Maryanne Albanese, i tha të vërtetën, me justifikimin se ishte shumë e vështirë që në atë kohë kur gratë shiheshin katolike te denja të rrëfenin për lidhjet e tyre të dashurisë pa martesë.
“U ulëm për të biseduar pas një darke. Për të mu duk disi traumatike, të me tregonte se babanë tim e kishte takuar jashtë shtetit. Flitej për një lidhje jashtë martese, por ajo më tregoi se ishte fejuar me babanë tim dhe se kishte në gisht edhe një unazë martese. Dhe që ai nuk kishte vdekur në një aksident me makinë. Në fakt e gjithë familja e besoi këtë histori”, tregon Albanese në një intervistë të vitit 2016.
Pas vdekjes së Maryanne në vitin 2002, Albanese filloi të kërkonte të atin e tij. Ai shkoi në gjurmët e Carloc në vitin 2009 dhe krijoi një lidhje të ngushtë me të, filli duke bërë udhëtime të rregullta në Itali. Carlo ndërroi jetë nga kanceri në vitin 2014.
Albanese u zgjodh të shtunën mbrëma lideri i 31-të i Australisë.
Ai do të jetë kryeministri i parë australian jo-Anglo- Celtic.
Pak para se të realizoheshin zgjedhjet Albanese tha se njerëzit nga komuniteti italian i thanë atij se do të votonin për laburistët për herë të parë në jetën e tyre, sepse donin që qeveria të pasqyronte “Australinë moderne”.
*Tibo News.