Historia dhe thesari i Tutankhamunit

Zbulimi i varrit të Tutankhamunit nga një arkeolog britanik në vitin 1922 e ktheu atë në kryefjalën e arkeologjisë së Egjiptit të Lashtë.

Howard Carterit iu deshën 6 vite gërmime për të zbuluar varrin e faraonit të ri, i cili u nda nga jeta më shumë se 3 mijë vjet më parë.

Carter e zbuloi vendvarrimin të pa-plaçkitur. Brenda kishte një thesar të çmuar, më shumë se 4,500 objekte mortore dhe qindra kilogramë flori. Ky ishte varri me me shumë objekte i gjetur ndonjëherë ng ekipet e arkeologëve në Egjipt.

Gjatë mbretërimit, i cili zgjati më pak se 10 vite, Tutankhamuni dështoi të linte shenjë. Faraon i dinastisë së 18-të, ai u ul në fron në vitin 1333 para Lindjes së Krishtit. Asokohe ishte vetëm 9 vjeç.

Ai e pasoi mbretërinë nga i ati Akinaton, prej të cilit trashëgoi besëtytnitë hyjnore me të cilat ai kishte zëvendësuar fenë monoteiste që i kushtohej diellit.

Pas vdekjes, pasardhësit e Tutankhamunit ia zhdukën sistematikisht emrin nga mbishkrimet historike apo pema gjenealogjike mbretërore a thua ai nuk ekzistoi kurrë. Historianët mendojnë se kjo ndodhi për shkak të reformave radikale që ai donte të implementonte.

Edhe varri i tij nuk është ai që ishte parashikuar të kishte. Ai është i vogël dhe i pazakontë për një faraon, madje nuk ishte përfunduar kur Tutankhamuni u nda nga jeta.

Tutankhamuni kishte shëndet të brishtë. Ai vuajti nga një frakturë e rëndë në këmbën e majtë, teksa vite më vonë u prek nga malarja. Vdiq kur ishte 19 vjeç.

Më shumë se 33 shekuj pas mbretërimit të tij, ai është kthyer të jetë i paharrueshëm në histori. Me gjasë më shumë për shkak të maskës mortore prej floriri që mbante sarkofagu, maskë që tashmë është simbol i fuqisë që kishin faraonët e Egjiptit/Tibo News.