Hiqen vizat, qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë në Azerbajxhan pa probleme

Shqiptarët që do të duan të udhëtojnë drejt Azerbajxhanit, mund të shkojnë pa pasur nevojë për të aplikuar për vizë. Kjo pasi këtë të premte është nënshkruar marrëveshja për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Azerbajxhanit.

Marrëveshja e nënshkruar në kryeqytetin e Azerbajxhanit,  në Baku, pritet të shtojë mundësitë për turizëm, zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim mes dy vendeve.

Nënshkruesit e marrëveshjes ishin zv.ministri për Europën dhe Punët e Jashtme  të Shqipërisë dhe homologu i tij Fariz Rzayev.