Hiqen nga tregu lyleshtrydhet në SHBA dhe Kanada, konfirmohen raste me Hepatit A

Autoritetet shëndetësore në SHBA dhe Kanada kanë hequr nga tregu luleshtrydhet nga dy kompani të mëdha, pasi u zbulua se ishin të lidhura me një shpërthim të hepatitit A në disa shtete.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) iu ka kërkuar familjeve dhe bizneseve të tilla si restorantet që të hedhin në kosh luleshtrydhet nga markat FreshKampo dhe HEB, të blera në mars ose prill dhe i kanë futur në ngrirëse për konsum të mëvonshëm.

Në një deklaratë, FDA thotë se ato janë të kontaminuara.

Paralajmërimi vjen pasi shpërthimi la të paktën 17 persona të infektuar dhe 12 të shtruar në spital në SHBA.

10 infeksione të tjera dhe katër shtrime në spital u regjistruan në Kanada.

Hepatiti A është një virus ngjitës që shkakton inflamacion të mëlçisë dhe çon në sëmundje të lehta deri në të rënda. Transmetohet nëpërmjet gëlltitjes së ushqimit dhe ujit të kontaminuar ose nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë me një person të infektuar, duke shkaktuar simptoma të vjelljes, lodhjes dhe dhimbjes së barkut.

Luleshtrydhet në fjalë janë shitur në zinxhirët kryesorë të shitjes me pakicë duke përfshirë Aldi, HEB, Kroger, Safeway, Sprouts Farmers Market, Trader Joe’s, Walmart, Weis Markets dhe WinCo Foods.

FreshKampo, me seli në Fresno, Kaliforni, ka thënë se po ndihmon FDA-në për të identifikuar shkakun e problemit.

*Tibo News.