
Hilton Australia habit me sugjerimin, aplikoni për punë me video në TikTok
Rrjeti i hoteleve Hilton po inkurajon njerëzit që të heqin dorë nga CV-të tradicionale kur aplikojnë për një pozicion pune – dhe në vend të kësaj të postojnë një video në TikTok.Hilton në Australi postoi një video të shkurtër ku u kërkoi njerëzve që të gjenin pozicionet për të cilat kishin interes dhe të aplikonin duke bërë “një video 1 minutëshe ose më pak ku të tregonin se si do të vepronin me klientët në hotel”.Videoja u thotë njerëzve që të postojnë publikisht nga llogaritë e tyre në TikTok, të etiketojnë Hilton dhe të shtojnë hashtagun #hiremehilton.
Por ka ende shpresë për ata që nuk kanë TikTok ose nuk janë mirë me videot. Faqja e internetit e kompanisë vë në dukje: “Karriera juaj e ëndrrave mund të jetë këtu dhe mos u shqetësoni nëse krijimi i videove nuk është në stilin tuaj – ne jemi po aq të lumtur të pranojmë CV-të tradicionale.”Duket se kjo qasje lidhet me nevojën për të tërhequr punonjësit e gjeneratës Z (të lindur pas vitit 1997).