Hilet që i bëjnë këpucët tuaja të “jetojnë” përgjithmonë

Veshja në tërësi ka nevojë për kujdes të veçantë, por mbi të gjitha kryesojnë këpucët.

Përpos syve që u drejtohen, duhet përmendur fakti që me to kalojmë shumë kohë, ecje, vrap…

Këto janë arsye të mjaftueshme për t’i kërkuar ato të rehatshme.

Këpucët e mira rezistojnë gjatë, por edhe ju duhet të dini si t’i mbani.

Më poshtë do të gjeni disa nga këshillat.

 

 

  • Kujdesuni për to

Nëse i doni aq sa thoni kujdesuni sa më shumë për to.

Pastrojini me kujdes, por pa përdorur shumë ujë.

Mund të investoni me një spraj të përshtatshëm.

 

  • Mos i vishni disa herë rresht

Ndoshta duket e vështirë kur ato janë të preferuarat tuaja, por është mirë t’ju jepni një ditë pushim dhe ato do t’ju falenderonin.

 

  • Ruajini siç duhet

Mbajini këpucët në një kuti këpucësh ose vendosini në një letër mëndafshi që t’i bëjë të duken të freskëta.

 

  • Zbërthejini këpucët

Pas një dite të gjatë është e rëndësishme t’i zbërtheni dhe t’i hapni për t’u ajrosur.

 

  • Kujdesuni për gomën e këpucës

Goma e këpucës është më e rëndësishmja për të t’u kujdesur pasi ajo është e para që prishet.

Kjo jo vetëm që do ti bëjë që këmbët tuaja të jenë më të rehatshme për të ecur, por do t’i bëjë dhe të zgjasin më shumë.

 

  • Riparimi është kujdes

Mos i hidhni çizmet tuaja të preferuara vetëm sepse kanë disa shenja.

Një dyqan i mirë për riparimin e këpucëve, mund ti bëjë ato të duken të reja dhe me një kosto të ulët.