Hidhet tortë mbi pikturën e Mona Lizës

Një burrë i maskuar si grua e moshuar në një karrige me rrota hodhi një copë tortë në xhamin që mbronte Mona Lizën në Muzeun e Luvrit dhe u bërtiti njerëzve që të mendonin për planetin Tokë.

Zyra e prokurorit të Parisit tha të hënën se 36-vjeçari u arrestua pas incidentit të së dielës dhe u dërgua në një njësi psikiatrike të policisë.

Nga sulmi vepra e famshme e Leonardo da Vinçit nuk u dëmtua, por thirrjet e tij të çuditshme për të menduar për Tokën besfasuan vizitorët.