Hidhet shorti për dy çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë

Është hedhur shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2022-2023. Ndeshjet transmetohen live në Platformën ‘Tibo’ në kanalet ‘Oversport’.

Katër ekipe kaluan në këtë fazë; Tirana, Teuta, Vllaznia dhe Egnatia.

Nga shorti i hedhur u përcaktuan edhe dy çiftet gjymëfinaliste që janë: Vllaznia – Egnatia dhe Tirana– Teuta.

Ndeshjet e kësaj faze, ku do të përcaktohen edhe finalistët e këtij edicioni janë planifikuar të luhen në datat 26 prill dhe 11 maj, ndërkohë që finalja e madhe do të luhet më datën 1 qershor 2023.

Çiftet e fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë:

Vllaznia – Egnatia (26 prill)/ Egnatia – Vllaznia (11 maj)

Tirana – Teuta (26 prill)/ Teuta – Tirana(11 maj)

Shorti u zhvillua në ambientet e stadiumit “Air Albania” ku të pranishëm ishin Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, shefi i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, përfaqësuesit e klubeve dhe përfaqësues të mediave.

*Tibo News