
Hetimet ndaj ish-presidentit Trump, Republikanët akuzojnë Sorosin
Ndërsa ish-Presidenti Donald Trump përballet me mundësinë e ngritjes së akuzave penale ndaj tij lidhur me pagesat në emër të tij për të blerë heshtjen e një aktoreje filmash pornografikë gjatë fushatës së vitit 2016, republikanët thonë se rasti ka motive politike duke fajësuar si shpesh herë, Sorosin.
Investitori dhe filantropi miliarder 92-vjeçar, i cili është akuzuar në mënyrë të rreme për gjithçka, duke filluar që nga pagesa e protestuesve të dhunshëm deri tek krimet zgjedhore, nuk e njeh dhe nuk i ka dhuruar drejtpërdrejt para prokurorit të Nju Jorkut që po drejton hetimin. Por kjo nuk e ka penguar Trump dhe republikanët e tjerë që ta akuzojnë Prokurorin e Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, se po vepron në emër të Soros.
Për Soros, i cili është hungarezo-amerikan dhe hebre, po ashtu qarkullojnë teori konspiracioni se ai orkestron ngjarjet botërore.
Trump pret ngritjen e mundshme të akuzave të mërkurën, përmes një email-i drejtuar mbështetësve, ai vazhdoi të nxiste retorikën kundër Soros. Ai ka mohuar çdo shkelje lidhur me rastin e një pagese prej 130,000 dollarësh, për ish aktoren e filmave pornografikë Stormy Daniels, për të blerë heshtjen e saj.