Hetimet e FBI për Brad Pitt nisën me informacionet e Angelina Jolie?

Angelina Jolie mund të jetë informatorja anonime, që fshihet pas hetimit që nisi FBI ndaj ish bashkëshortit të saj Brad Pitt, me akuzat e sulmit fizik ndaj familjes së tij.

Në vitin 2016, ylli i ‘Bullet Train’ u hetua nga FBI pasi një dëshmitar anonim pretendoi se ai kishte ‘sulmuar verbalisht dhe fizikisht’ aktoren Jolie dhe fëmijët e tyre në një avion privat.

Në atë kohë, policia dhe shërbimet sociale në Los Anxhelos raportuan se po shqyrtonin pretendimet se aktori ishte dehur gjatë një fluturimi dhe filloi të sulmonte fizikisht familjarët.

Por hetimi dhe çështja u mbyllën pasi Pitt mohoi të gjitha akuzat dhe nuk kishte prova të qarta që faktonin pretendimet.

Së fundmi, është raportuar se informatori anonim– i njohur vetëm si Jane Doe, ishte në fakt gruaja e Pitt, Angelina Jolie e cila bëri kërkesë për divorc menjëherë pas incidentit të supozuar.

Mediat amerikane tashmë shkruajnë se Jolie ishte paditësja e vërtetë dhe ditët e fundit ajo ka ndryshuar ankesën duke kërkuar të dhëna që janë aktualisht në duart e FBI-së, të cilat duhet të dëshmojnë se pse nuk pati akuza penale ndaj aktorit Pitt në atë kohë.

Incidenti ende nuk është zbardhur i plotë, por ka spekulime se sulmet verbale dhe gati fizike të Pitt çuan Jolie të kërkonte divorcin nga bashkëshorti i saj.

Pas divorcit, çifti nisi betejën për kujdestarinë për gjashtë fëmijët e tyre, Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët Knox dhe Vivienne, të cilët në atë kohë ishin 15, 12, 11, 10 dhe tetë vjeç.

Një marrëveshje e përkohshme bëri që Jolie të mbante kujdestarinë e plotë të fëmijëve ndërsa Pitt iu dha ‘vizita terapeutike’.

Megjithatë në vitin 2021, pas një beteje të gjatë gjyqësore, Pitt iu dha kujdestaria e përbashkët e fëmijëve së bashku me ish-gruan e tij.

*Tibo News