
Heronjtë e heshtur të luftës në Ukrainë
Mjekët në Ukrainën Lindore përballen çdo ditë me dhjetëra ushtarë të plagosur.
Sfida e heronjve të heshtur në momente të vështira vijon të jetë motivimi i atyre personave që përballen çdo ditë me frontin e luftës.
Në Donetsk janë disa prej rasteve më të rënda ku grupet e emergjencës përballen prej 10 muajsh me rastet më të rënda.
Mjekët tregojnë se përgjatë punës së tyre në kushte të vështira gjëja më e rëndësishme është që të përpiqen të stabilizojnë gjendjen shëndetësore të personave të plagosur me synimin për të shpëtuar gjymtyrët e dëmtuar.
Stafet spitalore janë çdo ditë përballë sfidës për të ngritur moralin e ushtarëve të plagosur dhe shpesh herë për këtë gjë ata tregojnë vizatimet e fëmijëve që përshëndesin punën e heronjve që mbrojnë vendin.
Megjithatë për mjekët përtej vështirësive profesionale , vështirësia më e madhe është ajo emocionale.
Ata tregojnë se shpesh herë në duart e tyre kanë parë të humbin jetën edhe persona të cilët janë vetëm 20 vjeç.
Kievi zyrtar thotë se luftimet në frontin lindor po shkaktojnë humbje të mëdha në forcat ruse megjithatë viktimat e luftës nuk janë të pakta edhe nga ana Ukrainase.