Hepatiti akut tek fëmijët shqetëson mjekët në Shqipëri

Hepatiti akut tek fëmijët, i cili është përhapur në 12 vende të ndryshme të botës ka vënë në alarm edhe sistemin shëndetësor shqiptar.

Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik pohojnë se po monitorojnë situatën, ndërsa mjekët pediatër deklarojnë se nuk ka asnjë të prekur deri tani.

Gjithsesi, mjekët kërkojnë nga prindërit që të jenë të kujdesshëm dhe të kërkojnë ndihmën mjekësore në rastet kur fëmija nuk ndihet mirë.

Ekspertët mendojnë se hepatiti akut është një infeksion bashkëshoqërues i adenoviruseve dhe koronavirusit, por kjo mbetet vetëm një hipotezë, e cila duhet faktuar.

*Tibo News