Hëna e re e tetorit, ja shenjat që do të preken më shumë

Më 25 tetor, një Hënë e re vjen e cila do të prekë këto 4 shenja horoskopi:

Demi

Më shumë kujdes në lidhjen romantike që po përjeton. Eklipsi jo domosdoshmërisht sjell përfundimin e një cikli, por të fut në një periudhë e cila trondit rehatinë e lidhjes.

Luani

Kjo ngjarje qiellore lidhet ngushtë me ndjenjat e tua. Mos ki frikë të tregohesh më vulnerabël se zakonisht, sidomos me familjarët dhe njerëzit e dashur.

Akrepi

Hëna e re sjell një krizë të re identiteti. Kjo është një periudhë ku lehtësohesh nga barrat, brengat dhe barrierat, por do të të duhet pak kohë të mësohesh me rutinën e re.

Ujori

Bëhu gati të përjetosh më shumë melankoli se zakonisht. Kjo periudhë prek sektorin e punës dhe të reputacionit tënd, por nga ana tjetër, të shtyn të gjesh balancën e shumkërkuar. Hëna e re trazon punën dhe të sjell një ngritje në detyrë, ose shenjën që ke pritur për të bërë diçka krejtësisht ndryshe. Mos ndërmerr asnjë vendim të madh gjatë këtij momenti.