
Helmi i Deathstalker më i shtrenjti në botë, për çfarë u duhet shkencëtarëve?
Deathstalker- Leiurus quinquestriatus ose Palestine yellow scorpion quhet një nga akrepët më të rrezikshëm në planet. Por ajo që e bën atë aq të lakmuar është se përmban helmin më të shtrenjtë në botë. Një litër kushton 39 milionë dollarë. Pra edhe sikur të kishit para, nuk do të mund të blinit, pasi 130 dollarë kushton vetëm një pikëz, më e vogël se një kokërr sheqeri e përpunuar.
Dhe arsyeja është shumë e thjeshtë: Nuk mund ta marrësh kollaj helmin e një akrepi e sidomos sasinë e duhur. Helmi i akrepit duhet marrë me dorë, ose me një pajisje të posaçme, pra rrezikon jetën. Një akrep prodhon më së shumti vetëm dy miligramë helm në të njëjtën kohë.
Pra, nëse do të kishit një akrep do duhej t’i nxirrnit helmin 2.64 milionë herë për të mbushur sasinë 3 litra. Pa llogaritur këtu, rrezikun nga pickimi dhe dhimbjet.
Pickimi i një akrepi të tillë, nuk shkakton vdekje të menjëhershme, ama është 100 herë më shumë e dhimbshme se pickimi i një blete dhe vështirë se mund të trajtohesh në moment. Në shumë raste, ata që pickohen nga një akrep i tillë vdesin me vuajtje.
Themeluesi i Venomtech, Steve Trim është një nga të paktët njerëz të guximshëm që merret me këto krijesa të mistershme. Kjo për shkak se brenda atij helmi vdekjeprurës, në të vërtetë ka shumë përbërës të dobishëm që po ndihmojnë në zbulimin e mjekimeve më të rëndësishme të njerëzimit.
Për shembull, Klorotoksinat në helmin e akrepit janë të përsosura për t’u lidhur me disa qeliza kanceroze në tru në pjesën spinale, gjë që është e dobishme për identifikimin e madhësisë dhe vendndodhjes specifike të tumoreve. Dhe studiuesit kanë përdorur akrepin për të eliminuar malarien tek mushkonjat.
Kaliotoksina gjithashtu ndodhet në helmin e akrepit dhe ky përbërës u është dhënë minjve për të luftuar sëmundjen e kockave. Shkencëtarët shpresojnë se mund të funksionojë edhe tek njerëzit.
Këto janë vetëm disa nga përfitimet mjekësore që studiuesit kanë gjetur në helmin e akrepit. Dhe sa më shumë që e hulumtojnë, aq më shumë të reja gjejnë. Kjo do të thotë se kërkesa për këtë helm të mrekullueshëm vazhdon të rritet. Kështu që shkencëtarët tani po përpiqen të gjejnë mënyra për ta marrë më shumë dhe më shpejt.
Grupi nga Maroku me Steve Trim në krye kanë shpikur pajisjen e parë me telekomandë për ‘mjeljen’ e akrepave. Kjo pajisje mund të mjelë deri në katër akrepa në të njëjtën kohë. Mund të mos tingëllojë shumë, por është katër herë më shpejt se një njeri. Shkencëtarët shpresojnë të dalin në treg brenda pak vitesh, duke e bërë të gjithë procesin më të shpejtë dhe më të sigurt.
*Tibo News