Helikopterët e sigurisë Black Hawk mbërritën në Shqipëri, ja si duken

Në Shqipëri kanë mbërritur helikopterët ushtarakë Black Hawk që modernizojnë forcat ajrore dhe ofrojnë më shumë siguri ndaj vendit tonë. Disa prej fotove i ka publikuar Edi Rama, i cili shkruan gjithashtu se ky investim i rëndësishëm është në bashkëpunim me partnerin strategjik, SHBA-në.:

“Kanë mbërritur helikopterët e parë Black Hawk në Shqipëri në kuadër të prioritetit madhor për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit tonë.

Një investim shumë i rëndësishëm në bashkëpunim me partnerin tonë strategjik, SHBA duke ndikuar drejtpërdrejtë në rritjen dhe modernizimin e forcave ajrore të Shqipërisë.

#VetëmPërpara”.

Helikopterët e sigurisë Black Hawk mbërritën në Shqipëri, ja si duken