Hekurudha Durrës-Prishtinë së shpejti realitet. Por sa do kushtojë?

Qeveria e Tiranës dhe asaj së Prishtinës janë dakordësuar për ngritjen e hekurudhës që do  lidhë Shqipërinë me Kosovën përmes Shkodrës. Ndërsa mësohet se së fundmi kanë nisur edhe përgatitjet konkrete.

Një delegacion i qeverisë së Kosovës, kryesuar nga ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu zhvilloi një takim me kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ku u bisedua dhe u vlerësua rëndësia që ky projekt ka për të dyja vendet shqiptare.

E pranishme në këtë takim ishte edhe Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali, e cila gjatë diskutimeve e ka cilësuar këtë nyje të re lidhësese mes dy vendeve që kalon në Shkodër prioritet të qeverisë shqiptare.

Pas takimit në zyrën e kryebashkiakut Beci, delegatët inspetuan nga afër stacionin hekurudhor të Mjedës, e cila së shpejti do kthehet në një pikë lidhesë e rëndësishme e linjës hekurudhore Shqipëri – Kosovë.

Hekurudha përllogaritet të kapë një kosto prej 700 milionë Eurosh.