
Harta e re gjyqësore, ja ndryshimet që propozohen
Këshilli i Lartë Gjyqësor propozoi të martën hartën e re gjyqësore, ku kërkohet shkrirja e 36 gjykatave në 16.
Tanimë, sistemi ynë gjyqësor me propozimin e ri mund të ketë 12 gjykata të shkallës së parë, një gjykatë apeli dhe dy gjykata administrative.
Gjykata e Apelit pritet të ndahet në dy pjesë. Njëra që trajton çështjen që lidhen me juridiksionin gjyqësor dhe tjetra për çështje administrative.
Nga gjashtë gjykata administrative rajonale shkrihen në vetëm dy: Tirana dhe Lushnja.
KLGJ propozoi shkrirjen e 6 gjykatave të Apelit në një Gjykatë të vetme. Ajo do të quhet Gjykata Kombëtare e Apelit.
Harta e re gjyqësore pati edhe kontestime nga opozita. Shkurtimi i gjykatave erdhi si pasojë e largimit të një numri të madh gjykatësish nga procesi i vetingut.
Harta e re Gjyqësore mund të zbatohet vetëm pasi të miratohet nga Këshilli i Ministrave.