
Harta e re gjyqësore, shkrihen 9 gjykata të shkallës së parë në rrethe
Nga kjo e hënë vendi do të ketë nëntë gjykata të zakonshme të shkallës së parë më pak e po aq më pak prokurori, që funksiononin pranë tyre.
Tetëmbëdhjetë institucionet në fjalë pushuan se ekzistuari në zbatim të fazës së dytë të hartës së re gjyqësore, ristrukturimit të shpërndarjes së gjykatave e prokurorive në vend.
Kjo vendimmarrje e Këshillit të Lartë Gjyqësor, e miratuar nga qeveria korrikun e vitit të shkuar e tkurr në 13 numrin e 22 gjykatave të zakonshme të Shkallës së Parë. Sipas këtij vullneti, e hëna gjeti pa gjykatë e pa prokurori Tropojën, Matin, Kurbinin, Pukën, Krujën, Kavajën, Lushnjën, Pogradecin dhe Përmetin.
Dosjet gjyqësore në shqyrtim e sipër, apo të regjistruara në këto gjykata do të zhvendosjen në rrethe të tjera gjyqësore, gjykata ku duhet të shkojnë edhe ata persona që janë palë në një proces gjyqësor.