Harta e re gjyqësore, 8 deputetë të PD-së kërkesë për seancë dëgjimore

8 deputetë të Partisë Demokratike kanë kërkuar seancë dëgjimore me Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Ministrin e Drejtësisë, Dhomën Kombëtare të Avokatisë, Avokatin e Popullit dhe Komitetin Shqiptar të Helsinkit për hartën e re gjyqësore. Dhurata Çupi, Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Bledion Nallbati, Dashnor Sula, Greta Bardeli dhe Fatmir Mediu shprehen se kanë marrë mesazhe të shumta nga qytetarë të ndryshëm, të cilët janë të shqetësuar lidhur me mbylljen e gjykatave në qytetet e tyre.

Sipas tyre, situata është shqetësuese për banorët që do t’iu duhen të udhëtojnë për kilometra apo orë të tëra për të mbërritur pranë gjykatës kompetente për gjykimin e çështjeve të tyre.