Harta e re, avokatët kërkojnë protestë para KLGJ

Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka vendosur këtë të mërkurë, zgjatjen e bojkotit për seancave e masave të sigurisë edhe për 10 ditë të tjera, ku përjashtohen masat që kanë të bëjnë me të miturit. Vendimi do të zbatohet duke filluar nga dita e nesërme e deri më 17 korrik, ndërsa kanë kërkuan edhe mbajtjen e një proteste përpara godinës së Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Bojkoti i seancave gjyqësore do të vijojë pa afat.

Më herët gjatë ditës së sotme, Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia tha se do të kërkojë ndjekje disiplinore për avokatët që kanë thyer bojkotin për hartën e re gjyqësore.