“Harry Potter” baba për herë të parë

Daniel Radcliffe, ylli i njohur i “Harry Potter”, është në pritje të fëmijës së patë me partneren e tij prej shumë kohësh, Erin Darke.

Një përfaqësues i aktorit ka konfirmuar lajmin për SkyNews. Çifti ka qenë bashkë për një dekadë dhe njohja e tyre thuhet se ka qenë në xhirimet e filmit “Kill Your Darlings” në vitin 2013.

Në internet kanë qarkulluar fotot e Erin me barkun e rrumbullakosur dhe fansat reaguan menjëherë.

Oh Zot i madh! WOW! Jam e emocionuar dhe e lumtur për ta. Ata do të jenë prindër të mrekullueshëm,” shkroi dikush.

“Imagjinoni sa i bukur do të jetë ky fëmijë,” komentoi një tjetër.

“Nëse është djalë, quajeni Harry dhe nëse është vajzë, quajeni Hermione ose Luna,” sugjeroi një tjetër.