Hani ëmbëlsira kur jeni të stresuar? Provoni këtë truk

Shumë njerëz kur janë të stresuar shkojnë menjëherë drejt ëmbëlsirave. Por në vend të kësaj  më e mirë do të jetë të zgjidhni të dëgjoni muzikë që ju qetëson dhe relakson. Këtë këshillë nuk e themi ne por studiuesit e Universitetit De Montfort. Ata zbuluan se gratë që ndiheshin të trishtuara dhe të stresuara kur dëgjonin muzikën e tyre të preferuar, konsumonin gjysmën e sasisë së ëmbëlsirave në krahasim me ato që nuk dëgjonin muzikë.

Gjetjet u prezantuan në Festivalin e Shkencës Britanike të organizuar nga Universiteti De Montfort në Leicester. Dr.Helen Coulthard, një psikologe zhvillimi me një interes të veçantë në sjelljen e të ngrënit dhe psikopatologjinë në specialistin e sjelljes së të ngrënit në Universitetin De Montfort, tha: “Nëse ndiheni të shqetësuar dhe kjo mund t’ju çojë të hani ushqime të padëshiruara dhe ëmbëlsira, vendosni kufjet tuaja dhe dëgjoni një muzikë të këndshme qetësuese.’ Sipas Dr. Coulthard, kjo metodë mund të ndihmojë edhe në humbjen e peshës.

Nuk dihet se si funksionon muzika për të ndihmuar njerëzit të hanë më pak, por ekspertët besojnë se mund të lidhet me lirimin e hormoneve të lumturisë si dopamina dhe serotonina.