
“Halftime”, suksesi i radhës për Jennifer Lopez
Jennifer Lopez, ikona e njohur e muzikës, po arrin një tjetër sukses me dokumentarin e saj “Halftime”.
Me anë të një njoftimi për shtyp, u tha se dokumentari i përqendruar në superyllin 52-vjeçar do të bëjë debutimin si filmi i parë në hapjen e ngjarjes vjetore më 8 qershor.
Festivali do të nisë me premierën e filmit në Washington Heights në Manhatan.
“Halftime” drejtohet nga Tribeca Alum, Amanda Micheli dhe ndjek karrierën e këngëtares gjatë dekadave me një fokus të veçantë në pjesën e saj të “Super Bowl 2020”, e cila mori vlerësim në mbarë botën.
“Halftime” ofron një vështrim më të afërt, këtë herë edhe pas perdes duke zbuluar ashpërsinë dhe vendosmërinë që e bën Jennifer Lopez ikonën që ajo është, nga performancat e saj në ekran dhe në skena anembanë botës, në shfaqjen e saj në Super Bowl Halftime, e deri tek inaugurimi i fundit presidencial.
Dokumentari fokusohet në një superyll ndërkombëtar që ka frymëzuar njerëzit për dekada me këmbënguljen, shkëlqimin krijues dhe kontributin e saj kulturor.
Megjitatë ky është vetëm fillimi.
Ajo nxjerr në pah evolucionin e saj si latine, nënë dhe artiste, si dhe karrierën e saj duke përdorur zërin për një qëllim të madh.
Në një nga prononcimet, bashkëthemeluesja e “Tribeca Festival” dhe CEO e “Tribeca Enterprises”, “Jane Rosenthal”, u shhpreh se vendndodhja e premierës është e përshtatshme duke pasur parasysh se Lopez u rrit aty pranë, në Brooklyn.
Rosenthal tha:
Tribeca është krenare që paraqet një përzgjedhje të gjerë programesh të larmishme, që pasqyron përkushtimin tonë ndaj barazisë dhe përfshirjes, ne jemi të etur për të shfaqur premierën e këtij eksplorimi të bukur të kulturës dhe trashëgimisë latine të JLo tek ne, vetëm disa blloqe larg nga Bronx.
Festivali Tribeca 2022 zhvillohet nga 8-19 qershor.