Hakmarrje për Belerin? Mitsotakis nuk fton Ramën për darkë

Vendimi i kryeministrit Kyriakos Mitsotakis për të ftuar presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj në vend të kryeministrit, Edi Rama në një darkë jozyrtare të liderëve të Ballkanit Perëndimor sot në Athinë, është interpretuar si hakmarrje nga ana greke për çështjen Beleri.

Fredi Beleri u arrestua më 12 maj pasi u akuzua për korrupsion zgjedhor, në zgjedhjet vendore teksa kandidonte për bashkinë e Himarës.

Kërkesat e tij për tu liruar janë rrëzuar. Aktualisht ai ndodhet në burg, ndërsa Athina zyrtare ka deklaruar se çështja Beleri mund të ndikojë në qëndrimin grek ndaj integrimit europian të Shqipërisë, përmes anëtarësimit në Bashkimin Europian.