Hailie Jade, vajza e Eminem tha “PO”

Hailie Jade Mathers bëri publik propozimin e të dashurit të saj, Evan McClintock.

Vajza e Eminem ndau një seri fotosh në Instagram, duke përfshirë një foto të saj duke mbajtur unazën ndërsa mbante një gotë shampanjë dhe një tjetër që tregon McClintock-un ulur në gjunj.

Sipas Daily Mail, të dy ishin duke ndjekur Universitetin Shtetëror të Miçiganit kur filluan të njiheshin në vitin 2016.Hailie është vajza e dytë e reperit që fejohet. Alaina njoftoi fejesën e saj me Matt Moeller, të dashurin prej shtatë vitesh, në dhjetor 2021.

Hailie Jade prezanton podcastin “Just a Little Shady” ku ajo prek një sërë temash, duke përfshirë fëmijërinë e saj relativisht normale, pavarësisht se është vajza e Eminem. “Natyrisht që ishim në një shkollë publike normale, kurrë nuk menduam se diçka ishte ndryshe,” kujton ajo në një episod.