
Hailey Bieber përfundon në gjyq pas lançimit të “RHODE”
Hailey Bieber ka prezantuar së fundmi markën e saj për kujdesin e lëkurës ‘Rhode’, nga ku mori një grumbull vlerësimesh pozitive, por nuk munguan as akuzat për përdorimin e emrit, duke e paditur kështu për përdorim të emrit.
“RHODE” është njëkohësisht kompani mode, ku themeluese janë Purna Khatau dhe Phoebe Vickers.
Ishin pikërisht këta të dy që hodhën në gjyq modelen e njohur për përdorimin e emrit në kompaninë e saj.
Dy themeluesit e kompanisë së modës janë shprehur se kanë punuar shumë për ngritjen e emrit dhe mbajtjen e reputacionit, madje kjo markë ishte e preferuar nga Beyonce, Rihanna dhe Mindy Kaling.
“Ne jemi shumë të shqetësuar sepse tek kjo markë kemi kontribuar gjak, djersë dhe lot për vite me radhë. Është zhgënjyese që një sipërmarrëse po mundohet të shkatërrojë atë që kemi ndërtuar- u shpreh Khatau.
Të dy kanë treguar se Hailey ishte në dijeni të markës së tyre, pasi prej 4 vitesh ajo kishte tentuar të blinte të drejtat e përdorimit të emrit të kompanisë, por themeluesit nuk e kanë pranuar kërkesën e saj.
Khatau dhe Vickers presin të dëmshpërblehen me 14.5 milionë dollarë.