AlbanianEnglish

Hafije Zogaj në një rrëfim për jetën si mjeke dhe këngëtare në Islandë

Hafije Zogaj është specialiste e mjekësisë familjare në Islandë, vend ku ajo jeton dhe punon prej tri dekadash. Por dhe pse nuk e kishte menduar asnjëherë që jeta e saj do të ishte larg, ajo qëndroi dhe punoi atje gjithmonë me mallin për vendlindjen.

Me lëvizjen drejt Islandës sfida e parë për të ishte mësimi i gjuhës dhe ky ishte qëllimi i saj të realizonte ëndrrën e saj duke mësuar gjuhën dhe ushtrimi i profesioneve të saj.

Por dhe pse shumë larg fizikisht ajo qëndron e lidhur duke i kënduar atdheut të saj dhe gjuhës amëtare.

Në mjekësi ka gjithmonë sfida dhe vështirësi, ku përpos gjithçka je të duhet të përballesh duke lënë pas veten dhe familjen tënde.

Hafije Zogaj mbetet jo vetëm një mjeke shumë e zonja, por dhe një zë i dashur për publikun që e ndjek në çdo hap të rrugëtimit të saj si mjeke dhe këngëtare.

You don't have permission to register