Guinea e Re/ Mbi 100 të vdekur si pasojë e rrëshqitjes së dheut

Një fshat në Papua Guinea e Re është shkatërruar i gjithë, si pasojë e rrëshqitjeve të dheut, duke shkaktuar të paktën 100 viktima.

Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit me orën lokale kur një pjesë  e malit u shemb, duke “përpirë” fshatin Kaokalam në provincën Enga, rreth 600 km në veriperëndim të Port Moresby, kryeqyteti i Papua Guinesë së Re, me tonelata shkëmbinjsh dhe dheu.

Të gjithë banorët ishin në gjumë, tha Elizabeth LaRuma, presidente e Shoqatës së Biznesit të Grave Porgera.