‘Guida studentore 2023’, Veliaj njofton abone falas për studentët

Edhe këtë vit do të ketë abone falas për studentët, ndërsa në Kartën e Studentit, gama e shërbimeve është zgjeruar.

Këtë e bëri të ditur Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, në një event mirëseardhjeje për studentët e rinj dhe ata që rikthehen në Tiranë me nisjen e universitetve. Në të njëjtën kohë me kartën e studentit do të mbulohet gjysma e shpenzimeve në Konvikt.

Për ata që vijnë për herë të parë në Tiarnë për të vazhduar këtu studimet, do të pajisen më një guidë e cila do t’u shërbejë për të njohur më mirë kryeqytetin dhe për t’u integruar më lehtë në jetën e tyre të re studentore.“

Guida Studentore 2023” synon të ofrojë informacione të rëndësishme, këshilla praktike dhe udhëzime për jetën studentore në Tiranë.