
Tibo-Vox: Grushti ndaj Sali Berishës, inskenim apo rastësi?
Të martën e 6 dhjetorit opozita kishte paralajmëruar një protestë, ditë kjo e cila përfundoi me një incident ndaj Sali Berishën. Gert Shehu goditi me grusht Berishën para protestës.
Ky rast bëri bujë të madhe menjëherë në media, ku edhe u dënua si veprim nga figura të ndryshme politike dhe jo vetëm.
Grushti i Berishës ngjalli shumë reagime, disa e shënjestruan si sulm qeverie, të tjerë si inskenim opozite dhe një grup e quajti rastësor ngjarjen.
Tibo News pyeti qytetarë të ndryshëm nëpër Tiranë se çfarë mendonin për këtë rast.