Grupmosha që po preket më shumë nga ankthi

Problematika që lidhen me shëndetin mendor, e veçanërisht ankthi apo stresi po ndeshen gjithnjë e më shumë tek grupmoshat e reja.

Sipas specialistëve janë një sërë faktorësh që sjellin këto çrregullime, stresorët e ndryshëm të jetës, problemet sociale apo edhe përdorimi i substancave dhe ekspozimi ndaj një jete virtuale që sot është tejet problematike.

Grupmoshat 22- 25 vjeç janë grupmoshta që po priren me shumë të kenë probleme ankthi.Për shkak të paragjykimeve të ndryshme nga rrethi shoqëror apo familja, këta të rinj hezitojnë të konsultohen me specialistin përkatës.Një problem tjetër që lidhet me pacientët që kanë probleme me shëndetin mendor, janë edhe medikamentet pa recetën e mjekut.

Sipas statistikave në vendin tonë 1 në 8 persona vuan nga problemet e shëndetit mendor dhe një pjesë e konsiderueshme e këtyre individëve janë të rinj dhe adoleshentë.