
Gruaja që vendos çfarë sheh në Netflix
Carolina Garcia është drejtoreshë në Netflix për shfaqjen e serialeve dhe serive origjinale.
Ajo është përgjegjëse për zgjedhjen e atyre që i konsderon seriale apo Tv Show të denja, si “Stranger Things”, “Atypical” dhe “Rising Dion”.
E lindur në Argjentinë ajo u zhvendos në SHBA teksa ishte ende fëmijë. Shkollimi dhe puna e çuan drejt majës së industrisë më të madhe të argëtimit.
Ajo u shpall mes 100 grave më të suksesshme për vitin 2021 nga BBC.
Por si e përzgjedh një serial të suksesshëm që ne e shohim në Netflix?
Jeta e saj si emigrante latine dhe rritja në Amerikë e kanë ndihmuar të vlerësojë më shumë disa aspekte, si ndjeshmëria apo ambicia.
Përvoja e saj mund të ndihmojë edhe vetë Netflix që të adresojë mangësitë mbi diversitetin.
“Unë punoj me krijues dhe shkrimtarë për të vënë në jetë serialet/TV Show-t më të mirë që edukojnë dhe argëtojnë audiencën. Është e vështirë të parashikosh se çfarë do godasë në publik dhe çfarë mund të ketë më shumë interes. Në fakt është intuita ime ajo që më bën të zgjedh, gjithashtu zemra dhe instikti”.
Rreth 4.7 % e të punësuarve në Netflix dhe që kanë nivel drejtues, janë me origjinë latine ose hispanikë. Por në fakt latinët zënë 18.5 % të popullsisë amerikane.
Netflix premton se do të investojë me 100 milionë dollarë për të përmirësuar përfshirjen në masë më të gjerë të tyre dhe më shumë diversitet brenda gjigandit të Entertainment.