Gruaja lutet që mos t’i dënohet burri për dhunë: E di që ka të dashur ndaj zihemi…

Një rast i çuditshëm ndodh në Selanik, ku një grua 40 vjeçare i është lutur gjykatës të mos e dënojnë bashkëshortin e saj për ushtrim dhune në familje.

Ai akuzohet se në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ushtroi dhunë ndaj 40-vjeçares dhe e hodhi me dhunë mbi krevatin e fëmijëve ku ata flinin.

Mësohet se një nga gjyqtarët e ka pyetur gruan i habitur: Do të na çmendësh? Çfarë po na thoni? Ai ju godet me grushte dhe ju po e justifikoni?

Rastet e dhunës kanë qenë të përsëritura, pasi gruaja ka dhe një shenjë qepjeje në kokë nga dhuna e burrit, por ajo e justifikon, madje thotë se burri ka një të dashur, dhe prandaj zihen, por nuk dëshiron që të ndahet prej tij:

“E di që ai ka një të dashur dhe kjo është arsyeja pse ne kemi më shumë zënka. Mirëpo shpirti ime më tha që të bëj përpjekje që të mos ndahemi sepse kemi vite bashkë”.

Burri pranoi se kishte rrahur gruan e tij, por u përpoq të bindte gjykatën se ajo ishte përgjegjëse për veprimet e tij.

“U ktheva në shtëpi pas një nate dhe ajo nuk më linte të bëja disa gjëra që doja të bëja. E pashë duke mbajtur një thikë nga kuzhina, pa më kërcënuar. Ajo po bërtiste dhe më nxori rrobat e mia kështu që unë e godita me shuplakë. Ne gjithmonë kemi zënka”.

Gjykata e dënoi në fund me 15 muaj burg, me kusht për tre vjet, për akuzën e dhunës ndaj bashkëshortes.