Gruaja e Kanye West, Bianca Censori habit me veshjen në publik

Bianca Censori vazhdon të marrë vëmendjen me veshjet e saj që lënë shumë për të komentuar. Së fundmi ajo është fotografuar krah partnerit të saj Kanye West, e veshur me sytjena të zeza dhe një palë geta tëresisht transparente. Çifti u shfaq teksa po dilnin nga restoranti Gigi’s në Los Angeles.

Bianca 29 vjeçe shihet teksa mundohet të mbulojë vetëm një pjesë ‘delikate’ me çantën e saj të vogël.

Nga ana tjetër Kanye, 46 vjeç, shfaqet me veshje tërësisht të zezë, me syze dielli të zeza dhe kapuç.

Çifti, i cili u martua në vitin 2022, është kritikuar gjerësisht për zgjedhjet e tyre të diskutueshme të modës, me shumë që e dënojnë reperin e Flashing Lights për mbulimin e vazhdueshëm të trupit të tij, ndërsa Bianca si shumë e zbuluar.

Ka patur shumë polemika, me të shumtë që mendojnë se Kanye po e ‘poshtëron’ atë duke i sugjeruar veshje dhe se fjalimet e saj të rralla në publik dhe ndryshimet drastike të stilit janë për shkak të ndikimit të tij.