Gruaja e Bruce Willis poston videon e ndjerë në ditëlindjen e të shoqit

Emma Heming Willis, gruaja e aktorit Bruce Willis, ka folur për dhimbjen që ndjen për demencën e të shoqit, teksa festuan ditëlindjen e tij të 68-të.

“E kam nisur mëngjesin duke qarë, siç mund ta shihni nga sytë e mi të fryrë”,  tregon ajo në një video në Instagram ku shton: “Është e rëndësishme që ju të shihni të gjitha anët e kësaj historie”.

Willis u diagnostikua me demencë frontotemporale në muajin shkurt. Diagnoza e tij u bë publike, pasi vitin e kaluar ai u diagnostikua me afazi, gjë që shkakton vështirësi në të folur.

Familja e tij tha vitin e kaluar se ai po hiqte dorë nga aktrimi pasi gjendja po ndikonte në aftësitë e tij njohëse.

Diagnoza e demencës së aktorit ndikon në gjuhën, sjelljen dhe aftësinë për të planifikuar. Nuk ka asnjë kurë apo ndërhyrje që mund të ngadalësojë përparimin, kështu që simptomat e tij fatkeqësisht do të vazhdojnë të përkeqësohen.

*Tibo News