Gripi i shpendëve në Shqipëri, rritet çmimi i vezës me 10 lekë

Duket se gripi dhe sëmundjet e tjera që kanë prekur shpendët në vend ka sjell ndryshime të çmimeve të treg. Në vendin tonë rriten rreth 5 milionë pula ku vetëm në qarkun e Durrësit gjenden rreth 1 milionë të tilla ose ndryshe 20 për qind e totalit.

Por duket se ngordhja e gati 400 000 pulave si pasojë e gripit dhe sëmundjes tjetër, laringo-trakeit, ka përgjysmuar sasinë e vezëve të prodhuara. Nga 1 350 000 vezë që prodhoheshin mesatarisht në këto stabilimente në muajin shkurt, shifra ka rënë aktualisht në rreth 720 000.

Mungesa e produktit në treg ka bërë që çmimi i një veze të rritet mesatarisht me 10 lekë brenda pak ditësh.

Sipas të dhënave të INSTAT në Shqipëri prodhohen mesatarisht 861 milionë vezë në vit. Por nga ngordhja e shpendëve numri i vezëve të munguara në treg ka arritur afro 60 milionë.