
Grida Duma lë mandatin e deputetes: Politika e llumit ka goditur dhe tim bir
Grida Duma njofton lënien e mandatit të deputetes së PD duke thënë se vendimin e mori vendimin pas një reflektimi të gjatë.
Ajo tha gjithashtu se e kanë sulmuar personalisht me intriga politike.
Duma ka dorëzuar shkresën e lënies së mandatit të deputetes së PD në Kuvendin e Shqipërisë.
Pjesë nga deklatarat live të Grida Dumës:
-Ky është vendimi i duhur, mendoj që në politike fatet individuale vlejnë të konsiderohen dhe të rimendohen vetëm kur shkojnë në një mendje me fatet e njerëzve, të ardhmen e vendit.
-Nuk mund të zgjidhja të thjeshtën për veten time!
-Politika e llumit ka goditur dhe tim bir
-Vendimi i SHBA-ve për Berishën, traumë politike edhe për PD
-Durojmë ujëra të ndodhura me kompromise
-Lënia e mandatit është moslënia e përgjegjësisë
-Do e le mandatin me besimin që do bëj më sumë kudo që do të jep
-U rrita si e djathtë sepse besoj tek individët e fortë
***
Media të ndryshme shkruajnë se Grida Duma do të vazhdojë karrierën televizive me një emision të sajin, por vetë ajo ende nuk e ka konfirmuar.
Mandati i Grida Dumës i kalon Ori Nebiajt, kjo sepse në zgjedhjet e vitit 2021 mori 5599 vota preferenciale.
Nuk dihet nëse Ori Nebiaj do ta pranojë mandatin.
Grida Duma është një politikane dhe pedagoge. Anëtare e Partisë Demokratike të Shqipërisë, ka shërbyer si zëvendësministre e Integrimit Evropian në kabinetin Berisha në vitet 2011-2013.
*Tibo News