Greqia shkon sërish drejt borxheve

Greqia planifikon të marrë hua  deri në 8 miliardë euro nga tregjet e bonove në vitin 2023 sipas Agjensisë së lajmeve Reuters e cila citon si burim të informacionit zyrtarë të qeverisë atje.

Plani i Athinës mbetet që të kryej investime afatshkurtra dhe afatgjata me synin kthimin e investimeve në skema fitimprurëve për ekonominë e vendit.

Që kur Greqia doli nga kriza e borxhit e cila zgjati për rreth një dekadë vendi është mbështetur vetëm në tregjet e obligacioneve për të mbuluar nevojat e tij për hua.

Sipas zyrtarëve borxhi  do të merret në vitin 2023 pasi situata aktuale në tregjet financiare mbetet e paqëndrueshme.

Pandemia e Covid-19 , pasojat e post-pandemisë dhe  lufta në Ukrainë kanë ngadalësuar përparimin e pritshëm ekonomik të Athinës  në këto tri vitet e fundit.

Greqia vendi me më shumë borxhe në eurozonë ka ende një kapital prej 38 miliardë eurosh të cilat mund ti përdor për huamarrje pa pasur nevojën për të shfrytëzuar tregjet ndërkombëtare të bonove.

Sipas paketës së parë të shpëtimit, Greqia duhet të shlyejë edhe 2.7 miliardë euro të kredisë dypalëshe mbi Lehtësimin e Huasë Greke. Ky borxh duhet t’iu shlyhet vendeve të eurozonës në afatin e paracaktuar që është viti 2023.