Greqia ngrin asetet e zëvendëspresidentes së PE

Autoritetet në Greqi kanë njoftuar se kanë ngrirë asetet e zëvendës presidentes së Parlamentit Evropian, Eva Kaili, pas arrestimit të saj nën akuzat për korrupsion në lidhje me Botërorin në Katar.

Ajo u arrestua të premten nga autoritet belge të drejtësisë pas një kontrolli në shtëpinë e saj.

Sipas mediave greke, autoritetet kanë pezulluar gjithashtu llogaritë bankare, kasafortat, kompanitë dhe pasuri të tjera financiare të të afërmve të saj.

Më herët policia sekuestroi 750 mijë euro në shtëpinë e babait të Eurodeputetes  që ai i mbante në çanta kur u ndalua.

Katari ndërkohë ka mohuar përfshirjen e shtetit të tyre në këto afera korruptive.

Përveç Eva Kaili autoritetet belge kanë arrestuar edhe tre persona të tjerë si pasojë e dyshimeve mbi keqpërdorim të fondeve.

*TiboNews