Greqia mbështet Shqipërinë për hapjen e negociatave me BE-në

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias deklaroi se vendi i tij mbështet procesin e hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Deklaratën, Dedias e dha këtë të hënë në Tiranë gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ministren Olta Xhaçka.Dendias shprehu mbështetjen edhe për Maqedoninë e Veriut, teksa shtoi se perspektiva e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian.

Ministri grek nënvizoi se thellimi i bashkëpunimit dypalësh, energjitika si dhe lufta në Ukrainë ishin temat e diskutuara me Xhaçkën.