
Greqia dhe Arabia Saudite bien dakord për një marrëveshje të rëndësishme
Greqia dhe Arabia Saudite ranë dakord për krijimin e një sipërmarrje të përbashkët për të vendosur një kabllo të dhënash me fibra optike që do të lidhë Evropën me Azinë.
Korridori i të dhënave nga Lindja me një kabllo të dhënash nënujore dhe tokësore, do të zhvillohet nga MENA HUB, në pronësi të Arabisë Saudite dhe kompanisë greke të telekomit dhe aplikacioneve satelitore TTSA.
Ndërmarrja e Energjisë Publike e Greqisë dhe operatori i telekomit i Qipros CYTA, do të kenë gjithashtu aksione në projekt, në pritje të miratimeve përfundimtare të korporatës, tha një diplomat grek.
Mbyllja përfundimtare e marrëveshjes pritet në korrik, që projekti të nisë në vjeshtë dhe të përfundojë në fund të vitit 2025, tha diplomati.
Një person tjetër i afërt me marrëveshjen tha se kablloja, e cila do të lidhë përdoruesit nga Italia me Singaporin, do të kushtojë rreth 800 milionë euro.
Qeveria konservatore e Greqisë e ka bërë transformimin digjital një prioritet që nga marrja e detyrës në vitin 2019, një vit pasi Greqia doli nga paketa më e madhe e shpëtimit financiar në histori.
Një pjesë e madhe prej rreth 30 miliardë euro grante dhe kredi të lira të akorduara për Greqinë nga Fondi i Rimëkëmbjes pas pandemisë së Bashkimit Evropian do të shpenzohen për 5G dhe infrastrukturën e fibrave optike.