Greqi/ Studentët kundër krijimit të universiteteve private, raportohet për të plagosur

Duket se në shtetin fqinjë nuk kanë të ndalur protestat. Një tjetër protestë është zhvilluar ditën e sotme por këtë herë nga studentët, të cilët janë kundër krijimit të universiteteve private.

Incidentet që kanë zgjatur disa minuta kanë përfshirë studentë të Frontit të Luftës Studentore të cilët janë përplasur me persona të grupeve të tjera studentore, ku është raportuar për të lënduar.

Shkak i përleshjes ka qenë se kush do të jetë në krye të marshimit të studentëve, nxënësve dhe prindërve.

Si pasojë e protestës, janë bllokuar disa akse rrugore të Athinës, si dhe priten të tjera bllokime.