Gratë irakene pastrojnë minat për të shpëtuar jetë

Pajisjet shpërthyese të improvizuara të vendosura nga ISIS në Bashiqa të Irakut po vrasin njerëz dhe po pengojnë fermerët vendas që të kultivojnë tokën e tyre.

Asmaa Khalil drejton një ekip prej pesë femrash irakene, të cilat po pastrojnë me përpikëri një copë toke.

“Në fillim, puna me mina ishte e frikshme, sigurisht. Vetëm emri është i frikshëm. Por kur fillova një kurs, gjatë trajnimit, pas një ose dy muajsh punë në atë fushë dhe marrjes së njëfarë eksperience, u bë më e lehtë. Ka edhe vështirësi të tjera që mbeten deri më sot dhe janë të karakterit shoqëror. Shoqëria jonë nuk pranon që femrat të punojnë në një fushë disi të natyrës ushtarake. Fusha jonë është e ngjashme me atë të ushtrisë. Pra, ajo që është e vështirë për mua është se deri më sot nuk mund t’u them të gjithëve që punoj në këtë fushë” është shprehur Asmaa.