Gratë histori në Kanë, 6 regjisore konkurrojnë për “Palmën e Artë”

Festivali i Filmit në Kanë 2023 ka thyer një rekord me numrin e regjisoreve femra që do të konkurrojnë për çmimin kryesor.

Edhe pse ky është një rekord i lartë, shfaqjet e çmimeve, përfshirë Festivalin e Filmit në Kanë, nuk kanë historikun më të mirë kur bëhet fjalë për përfaqësimin e femrave.

Çmimet e Akademisë së këtij viti nuk kishin asnjë kandidaturë për regjisore femra, edhe pse femrat dhanë disa nga filmat më të fuqishëm këtë vit.

Këto janë 6 regjisorët femra që konkurrojnë për “Palmën e Artë”:

  • Alice Rohrwacher me “La Chimera”
  • Jessica Hausner me “Club Zero”
  • Kaouther Ben Hania me “Four Daughters”
  • Catherine Breillat me “Last Summer”
  • Justine Triet me “Anatomia e një rënieje”
  • Ramata-Toulaye Sy me “Banel & Adama”

Cilët janë disa nga filmat tuaj të preferuar me regji të femrave këtë vit? Na shkruani dhe komentoni në rrjetet tona sociale.