
“Grammy Awards 2023” caktohet në shkurt, rikthim në Los Angelos
Grammy-t do të kthehen në Los Angeles për vitin 2023, është njoftuar më 14 korrik nga Akademia e Regjistrimit.
Pas shfaqjes së saj për vitin 2022 nga Las Vegas, ceremonia e quajtur “nata më e madhe e muzikës” do të kthehet në Kaliforninë Jugore, në shtëpinë e saj, më 5 shkurt 2023.
Gjithçka do të transmetohet drejtpërdrejt në CBS, duke filluar nga ora 20:00.
Transmetimi do të jetë gjithashtu edhe në Paramount+.
Grammy 2023 do të jetë shfaqja e 65-të e çmimeve të Akademisë.